At Ernest Troshani pagëzohet me titullin kardinal
Ky është momenti kur At Ernest Simon Troshani pagëzohet me titullin Kardinal nga Papa Françesku. Ishte kreu i Kishës Katolike që u dorëzoi kardinalëve të rinj, titullin, kapelën dhe unazën e kardinalit.
Prifti shqiptar ishte mes 17 klerikëve që u nderuan me të njëjtin titull nga Papa Françesku, në një ceremoni kishtare në Vatikan.
At Ernest Troshani, u emërua me motivacionin “për qëndresë historike në periudhën komuniste”. Prifti 90 – vjeçar i Dioqezës së Shkodrës, ka vuajtur 18 vite burg në kohën e komunizmit.
Papa Françesku u njoh me të tre vite me parë, kur vizitoi Shqipërinë dhe dëgjoi mbi dëshmitë e torturave dhe persekutimeve të klerikëve shqiptarë.
Ndryshe nga 13 kardinalët e tjerë, At Ernest Troshani është mes 4 kardinalëve që nuk janë zgjedhur me të drejtë vote.
Tv Klan