Atalanta gati të shesë Etrit Berishën


Atalanta gati të shesë Etrit Berishën

23:50 22/07/2018

Etrit Berisha mbylli 2 sezone të sukesshme te klubi i Atalantës në Serie A, por duket se marrëdhënia me klubin bergamasak po shkon drejt fundit. Portieri i Kombëtares Shqiptare duket se ka bërë valixhet gati pasi klubi i tij ka hyrë në tratativa për ta larguar dhe është aktualisht duke vlerësuar odertat.

Corriere dello Sport shkruan këtë të diel se një interesim konkret ka pasur nga klubi francez i Lilës. Sipas të njëjtave burime, Atalanta nuk ka refuzuar deri tani asnjë ofertë dhe është duke i velësuar ato, edhe pse siç thotë gazeta, qëllimi i klubit është ta mbajë portierin shqiptar të mbërritur nga Lazio në verën e 2016-ës.

Mediat italiane zbulojnë se Atalanta ka kërkuar 7 milionë euro për të lëshuar kartonin e shqiptarit, shifër që klubit francez i është dukur e lartë. Nëse do të qëndrojë sërish në Bergamo pritet një sezon i vështirë për portierin 29-vjeçar.

Në skuadër ka mbërritur edhe Golini, tek i cili duket se do të besojë më shumë trajneri Gasperini. Do të jetë e vështirë që Berisha të pranojë stolin e rezervave. Te skuadra franceze, Berishës i është premtuar një vend titullar pasi klubi kërkon që ta alternojë edhe me të riun premtues. Fundi i Gushtit që shënon mbylljen e merkatos është larg, ndaj duket se Etrit Berisha do të ketë një verë të nxehtë.

Tv Klan






Të ngjashme