Atalanta kualifikohet në gjysmëfinale për Kupën e Italisë


Atalanta kualifikohet në gjysmëfinale për Kupën e Italisë

14:41 03/01/2018

Atalanta është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra bergamaske mundi Napolin me rezultatin 2 – 1 të martën në stadiumin “San Paolo”.

Berisha dhe Hysaj e nisën nga minuta e parë, por napolitanët kishin lënë disa lojtarë të rëndësishëm në stol.

Aktivizimi i tyre gjatë pjesës së dytë nuk e shpëtoi Napolin nga humbja dhe eliminimi. Atalanta në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e sfidës Juventus – Torino që do të luhet sot në mbrëmje.

Tv Klan






Të ngjashme