Atalanta e rekordeve
Atalanta e këtij sezoni nuk është më një surprizë. Numrat mbresëlënës e shndërrojnë skuadrën bergamaske në një shembull të vërtetë, jo vetëm në Seria A, por edhe më gjerë.
Ekipi i drejtuar nga Gasperini nuk po njeh rivalë dhe “preja” e saj e fundit ishte Brescia, thuajse e rënë nga kategoria.
Fitorja 6-2 e ngjiti në vendin e dytë të klasifikimit, suksesi i 21 në 32 javë të kampionatit, ndërkohë që shifra e golave sa vjen e rritet, 93 gola këtë sezon.
Vetëm Bayern Munich ka shënuar më shumë në Europë. Por rekordi i gjermanëve është shumë pranë, vetëm 7 gola, teksa mbeten edhe 5 ndeshje për t’u luajtur. Atalanta e këtij viti mund të bëhet skuadra që shënon më shumë në kontinent.
Pritet të thyejë gjithashtu edhe rekordin e golave në serie A, të vendosur nga Napoli në sezonin 2016-2017, me 94 të tillë.
Një tjetër rekord i shënuar ndaj Brescias ishte edhe me golin më të shpejtë, Pasalic shënoi në sekondën e 29.
Atalanta merr pjesën në Champions League ku do të përballet me PSG dhe pritet të jetë një skuadër konkurruese, pasi lojtarët e saj, ndër ta edhe Breat Gjimshiti janë me moshën më të re, mesatarja është 26 vjeç.
TV Klan