Atalanta takim me drejtuesit e Lazio për portierin Berisha
Pas një sezoni të suksesshëm në Seria A, Atalanta është duke kërkuar përforcime për në Evropë.
E renditur në vend të katërt në kampionatin italian duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League, drejtues të Atalantës kanë zhvilluar një takim me drejtorin sportiv të Lazio Igli Tare për portierin Etrit Berisha.
Atalanta tashmë do të duhet të blejë portierin shqiptar pasi i ka përfunduar kontrata ekzistuese e huazimit, ose do të heqë dorë përfundimisht prej tij.
Ndërkohë, Atalanta ka shfaqur interes edhe për Petagna dhe Gomez.
/tvklan.al