Ataturk dhe Ali Sami Yen në stadium
Foto në vend të tifozëve të Galatasaray
Galatasaray barazoi 3-3 me Gaziantep në shtëpi dhe humbi shpresat për titullin kampion në Superligën turke të futbollit. Me dëshirën për t’i dhënë mbështetje skuadrës, shkallët në stadiumin ‘Turk Telekom’, ishin mbushur me fotografitë e tifozëve të kësaj skuadre.
Një prej tyre ishte edhe basketbollisti i njohur Kobe Bryant që u nda nga jeta pak kohë më parë. Por ato që binin në sy ishin portretet e Mustafa Kemal Ataturk i konsideruar babai i shtetit modern turk dhe fotografia e themeluesit të Galatasaray, Ali Sami Yen, i biri i rilindasit Sami Frashëri.
Tv Klan