Atentat djemve të kryekomunarit të Farkës


Atentat djemve të kryekomunarit të Farkës

18:31 28/04/2014 antentat-femijetSulmohet me armë automjeti me të cilin udhëtonin dy djemtë e kreut të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Për fat të mirë nga sulmi nuk ka të lënduar. Nga të dhënat paraprake mësohet se dy persona të maskuar, të cilët udhëtoni me motor kanë qëlluar makinën në ecje të djemëve 19 dhe 11 vjeç.

Makina drejtohej nga djali i madh i kryekomunarit, në momentet kur një motor me dy persona i është afruar dhe nga një distancë e afërt kanë qëlluar me një armë shotgun.

Policia tha se ngjarja ndodhi në mesditë ndërsa djemtë ktheheshin nga shkolla në fshatin SOS, për në banesën e tyre në Farkë. Në cilësinë e provës materiale është sekustuar dhe fisheku i armës i cili ka goditur makinën në pjesën e poshtme.

Ky është rasti i dytë që familja e kryekomuanrit të Farkës vihet në shënjestër të sulmeve. Më datën 25 mars persona ende të paidentifikuar qëlluan më kundratank vilën e kryetarit Fatbardh Plaku por për fat të mirë ajo nuk shpërtheu duke shkakuar vetëm dëme materiale.

TV KLAN





Të ngjashme