Video/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet ku ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur përballë një lokali tek shkolla “Partizani”.
I plagosuri është 31 - vjeçari Mishel. P dhe është transportuar menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Fillimisht u raportua se i lënduari ishte Edison Delia, pasi ai mbante me vete një kartë identeti me këtë emër, por që rezultoi e falsifikuar. Dëshmitarët kanë arritur të identifikojnë autorin, i cili është larguar në rrugicat dytësore që të lidhin me rrugën “Qemal Stafa”. https://youtu.be/smp8oo-wncs Shërbimet e policisë të komisariatit Nr.1 dhe Nr.4 si dhe forcat “Shqiponja” janë duke kontrolluar për kapjen e autorit nëpër rrugica dytësore. Tvklan.al ka mundur të sigurojë një video nga vendngjarja ku ndodhi plagosja me armë. /tvklan.al
Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës Informacion paraprak. Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit "Partizani". Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën "4 Dëshmorët", është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin "Ushtarak", ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.