Atentat me armë zjarri në Vlorë
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 41-vjeçari, Mikel Mehmeti, i cili u transportua për në spital.
Mësohet se u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit tip “Audi” me targë AA 633 VC, ndërsa dyshohet se është plagosur drejtuesi i makinës.
Burime për
tvklan.al
bëjnë me dije se disa kilometra larg vendit ku ndodhi atentati është gjetur një automjet i përfshirë nga flakët.
Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga atentatorët.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur detaje rreth këtij atentati.
/tvklan.al