Atentat ndaj shqiptarit në Ekuador, dyshohet për pazaret e drogës


Atentat ndaj shqiptarit në Ekuador, dyshohet për pazaret e drogës

14:30 09/11/2017

Një shqiptar ka rënë pre e një atentati mafioz në Guajakuil të Ekuadorit nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, udhëtonte me një makinë të blinduar në momentin e atentatit. Bashkë me të në makinë ka qenë edhe një femër.

Kjo e fundit kishte hapur xhamin e makinës dhe atentatori ju afrua dritares duke qëlluar me armë drejt shqiptarit. Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se shkak i atentatit ka qenë trafiku i kokainës.

Mendohet se ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e 31 Majit gjithashtu në Ekuador, ku u ekzekutua shqiptari Ilir Hidri 36 vjeç. /

tvklan.al






Të ngjashme