Atentat ndaj Shtëpisë së Bardhë, policia arreston agresorin (7 Shkurt 2001)
Incidenti i parë përpara Shtëpisë së Bardhë ku banon Presidenti i ri republikan Xhorxh Bush. Rojet e Shtëpisë së Bardhë kanë qëlluar duke plagosur në këmbë një person i cili ndodhej tek gardhi i Shtëpisë së Bardhë dhe po mbante një armë. Policët qëlluan sepse personi nuk iu bind urdhrit të rojeve për të ndaluar. Incideti vuri në gadishmëri të jashtëzakonshme të gjithë policët e Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Bush po punonte.
Sipas njërit prej policëve, personi i armatosur kishte bërë një tentativë për vetëvrasje. Polici konfirmoi se të shtënat e kishin goditur personin në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. Personi nuk kishte tentuar të hynte brenda Shtëpisë së Bardhë. Policia e arrestoi këtë person, por nuk bëri të ditur emrin e tij. Ndërsa agjensitë e huaja të lajmeve e identifikuan personin e armatosur si një të ri 17-vjeçar./tvklan.al