Atentat në mes të rrugës anëtarit të Mafias (Video)
Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një atentati me armë të ndodhur pasditen e së premtes në qendër të Napolit, ngjarje në të cilën mbeti e plagosur rëndë një vajzë 4-vjeçare, si dhe një grua 50-vjeçare.
Bëhet fjalë për atentatin ndaj një anëtari të Camorras, 32-vjeçarit Salvatore Nurcaro, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga ngjarja.
Në video shihet atentatori i veshur me të zeza dhe me fytyrën e mbuluar, i cili zbret nga një motor dhe i afrohet në këmbë objektivit. Dyshja përballet për pak sekonda, më pas Nurcaro ia mbath me të katërta, por atentatori e ndjek nga pas duke qëlluar me armë, pa u shqetësuar aspak për njerëzit të cilët ndodheshin në rrugë në atë moment.
E pasi dështon në atentatin e tij, autori rikthehet tek motori dhe largohet. Policia tha se në total kishte gjetur 6 gëzhoja arme. Sa i përket Nurcaros, ai rezulton person me precedentë të shumtë penalë dhe i përfshirë me mafian lokale të Camorras.
/tvklan.al