Atentat në qytetin e Vlorës (26 Janar 1999)


Atentat në qytetin e Vlorës (26 Janar 1999)

15:46 26/01/1999

Përsëri në qytetin jugor krismat e armëve kanë marrë jetë njerëzish. Vetëm pak ditë pas marrjes peng të kryepolicit të Vlorës Sokol Koçiu, duket se policia nuk ka arritur akoma të marrë veten dhe të vendosë rendin. Larja e hesapeve të vjetra dhe rivalitetet mes grupeve ka shkaktuar përsëri gjak dhe viktima në rrugët e qytetit jugor.

Dy pesona kanë hapur zjarr duke ndërprerë në mes jetën e dy të tjerëve dhe duke plagosur një të tretë. Krimi ka ndodhur mbrëmë në darkë rreth orës 19:00. Në afërsi të fabrikës së Orizit dy persona kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një veture tip Benz me targa të Vlorës. Plumbat e shumtë që u derdhën mbi makinë kanë qëlluar tre qytetarët që ndodheshin brenda. Si pasojë e plagëve të rënda vdesin Renato Bicaj dhe Gëzim Hamzaraj, ndërsa është plagosur rëndë Artur Shega.

Pasi kanë qëlluar dy atentatorët janë larguar me një furgon pa targa. Sipas policisë së Vlorës autorët e atentatit janë pothuajse identifikuar dhe si shkak i krimit të tyre ekstrem, është hakmarrja ndaj viktimave të tyre pasi këto të fundit disa kohë më parë mendohet të kenë vrarë disa të afërm të tyre. Zyrtarë të policisë së Vlorës pohojnë se janë krijuar grupet e punës që po ndjekin zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme