Atentat në Tiranë, vritet Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi (22 Shtator 1998)


Atentat në Tiranë, vritet Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi (22 Shtator 1998)

14:30 22/09/1998

Në rrethana misterioze ka mbetur i vrarë para shtëpisë ku banonte prej disa kohësh, ministri i mbrojtjes i Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi. Dy persona të paidentifikuar me maska kanë bërë ekzekutimin e tij rreth orës 23:15 minuta në zonën e Medresesë duke u larguar më pas në errësirë. Organizmi i krimit është zbarthuar por ende në mister është motivi i vrasjes së ministrit. Sipas Policisë, 50-vjeçari Krasniqi, funksionari më i lartë i ushtrisë së Kosovës, ka qënë duke u kthyer në banesë pas një darke festive me miqtë e tij ku tre atentatorët kishin zënë pritë para portës duke e goditur Krasniqin tre herë në kokë. Gëzhojat e armës janë bllokuar nga ekspertët ndërkohë që kanë nisur hetimet e ngjarjes nga Sektori i Antiterrorit dhe Prokuroria e Tiranës.

Pamje nga shtëpia e Ahmet Krasniqit tek Medreseja./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme