Atentat terrorist ndaj një xhamie në Kabul


Atentat terrorist ndaj një xhamie në Kabul

09:10 12/10/2016

Të paktën 18 persona mbetën të vrarë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist ndaj një xhamie shiite në kryeqytetin afgan, Kabul.

Autoritetet vendase njoftuan se 3 persona me uniforma ushtarake dhe policie hapën zjarr ndaj njerëzve.

Përpara se të hapnin zjarr, autorët e masakrës sulmuan me bomba. Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, por dyshimet bien mbi talebanët të cilët nuk i njohin myslimanët shiitë.

Tv Klan






Të ngjashme