Atentati i Stambollit si i Brukselit
Atentati terrorist në Aeroportin e Stambollit, “Ataturk”, më i madhi në Turqi, rishfaq hijen e Shtetit Islamik.
Edhe pse momentalisht asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër sulmin, stili është identik me masakrën e 22 Marsit në Bruksel. Ashtu si në atentatin ndaj kryeqytetit belg, edhe këtë herë, terroristët mbërritën në aeroport me taksi. Numëri i kamikazëve është sërish 3, edhe pse përflitet se komandoja mund të përbëhej nga më shumë persona. Një tjetër e përbashkët me Brukselin është se në të dyja rastet, në shënjestër ishin portat hyrëse të aeroportit, pasi aty fluksi i njerëzve është më i madh. Mediat vendase njoftuan se Aeroporti i Stambollit është rihapur pjesërisht. Të paktën 1/3 e fluturimeve janë anulluar dhe disa dhjetra të tjera kanë lajmëruar vonesa të skajshme. “Ataturk” është aeroporti i 3 më i madh në Europë, pas atij të Londrës dhe atij të Parisit. Dhimbja dhe zemërimi kanë shoqëruar faqet e para të gazetave turke. “Le të dënojmë
” shkruan e përditshmja “Hyrriet”, ndërsa gazeta tjetër “Vatan” doli me titullin“Ishte një ferr”.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan bëri thirrje për bashkim në luftën globale kundër terrorizmit. Ndërsa për Kryeministrin Binali Illdirim, të gjitha të dhënat të bëjnë të mendosh se atentati është një vepër e ISIS. Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese në drejtim të popullit turk. SHBA -të e cilësuan si të urryeshëm dhe deklaruan se qëndrojnë pranë Turqisë në këto momënte. Presidenti francez, François Hollande, deklaroi se dënon me forcë këtë akt të neveritshëm. Tv Klan