Atentati mafioz në Elbasan, Policia: Janë shoqëruar 15 persona
Pas tre orë e gjysmë, më në fund policia e Elbasanit arriti të njoftonte për atentatin që ndodhi në nga zonat më të populluara të qytetit.
Në një deklaratë paraprake policia njofton se në afërsi të Gjykatës një shtetas ka qëlluar me armë zjarri.
Për pasojë janë plagosur 37-vjeçari Bledar Muça dhe një punonjëse e policisë, 49-vjeçaria M.K.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivja e policisë është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.
Policia për ngjarjen nuk ka asnjë të dyshuar deri tani, ndërsa janë shoqëruar 15 persona: si dëshmitarë dhe të dyshuar.
/tvklan.al