Atentati me tre të vrarë në Vlorë, i arrestuari nuk pranon të bashkëpunojë me policinë
Partizan Duraj personi i arrestuar ditën e mërkurë nga policia për atenatin me tre të vdekur në Vlorë pak ditën më parë, nuk ka pranuar të bashkëpunojë.
42-vjeçari nga Frakulli i Fierit ka thënë se makinën, e cila u përdor në atentat dhe pastaj u dogj ia ka shitur disa personave, të cilët ai nuk i identifkon dot dhe nuk i mban mend. Megjithatë burime nga grupi hetimor sqarojnë se ata do ta ripyesin Durajn, pasi dëshmia e tij është kontradiktore.
Prokuroria dhe policia e Vlorës do ta kenë të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje pasi autorët thuajse nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Dyshohet se zona është studiuar me parë nga autorët pasi asnjë kamera sigurie e biznesve në lagje “Partizani” nuk i ka filmuar. Gjithashtu ata kanë përfituar edhe nga errësira, pasi rrugën nuk kanë ndriçim.
Në pikën e basteve ku ndodhi masakra ishte e vendosur një kamer, por ende nuk sqarohet nëse ka qenë funksionale.
Në atenatin e të dielës në darkë humbën jetën Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami. Ndërsa i plagosur Krenar Runaj ndërroi jetë pasditen e të mërkurës në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Tv Klan