Atentati në burgun e Vaqarrit, Gjykata e Krimeve të Rënda vendos masat e sigurisë
Në Gjykatën për Krimet e Rënda është bërë verifikimi i masës së sigurisë për Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën, të akuzuar si autorë të atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit, ndaj të burgosurit Elson (Gazmend)Daci.
Gjykata ka vendosur të lërë në burg Enea Cekën, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Ndërsa seanca për Ergys Kolaverin, që akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” do të zhvillohet ditën e nesërme, pasi ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares së çështjes.
Avokati i Kolaverit tha se klienti i tij nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e ndodhjes së saj.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gazmend Daci vrau vëllain e Ergys Kolaverit, Valmirin, gjatë një sherri në zonën e Bathores.
Shkak për këtë vrasje dyshohet të ishte një konflikt i nisur në Francë, për trafikun e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.
Tv Klan