Atentati në burgun e Vaqarrit, pranga dy të rinjve. Ngjarja për gjakmarrje
Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me plagosjen e një të burgosurin në Vaqarr. Në pranga ka përfunduar Enea Ceka 24-vjeç dhe Ergys Kolaveri, 25 vjeç. Një ditë pas ngjarjes, policia thotë se në një largësi të konsiderueshme nga burgu, është larguar me shpejtësi një automjet tip "Mercedes Benz" Vito.
Nga verifikimet rezultoi se makina i përket 25-vjeçarit Ergys Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ka qenë së bashku me shtetasin 24-vjeçarin Caka, kushëri i tij. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Një ditë më parë, rreth orës 16:30, ndërsa ishte në ambientet e ajrimit është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës i burgosuri Lili Dulaj. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe aktualisht i ndaluar me masë sigurimi "Arrest në burg", për veprën penale "Dhunë në familje". Sipas policisë Dulaj është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu.Në foto: Gazmir Daci
Por nga hetimet ka rezultuar se ai nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale "Vrasje me dashje", "Vrasje e ngelur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje". Daci në 4 nëntor të 2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar./tvklan.al