Atentati në fushën “Ali Demi” – (28 Janar 2001)


Atentati në fushën “Ali Demi” – (28 Janar 2001)

19:35 28/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, ky është rezultati i një atentati të kryer rreth orës 18 në fushën “Ali Demi”. Viktima ka qenë një i ri i moshës 18 vjeçare, ndërsa i plagosuri ishte Oltion Balashi 19 vjeç. Të dy viktimat u dërguan menjëherë në urgjencën e spitalit civil të Tiranës.

Sipas mjekëve të spitalit numër 2, i plagosuri ka marrë dy plumba në kokë dhe një në krah dhe është në gjendje kome. Pasi mori ndihmën e parë këtu, i plagosuri u dërgua menjëherë për në spitalin Ushtarak të Tiranës, i shoqëruar nën masat e sigurisë nga policia./tvklan.al






Të ngjashme