Atentati në Shkodër, pamjet filmike “nxjerrin” autorin


Atentati në Shkodër, pamjet filmike “nxjerrin” autorin

16:20 27/12/2016 https://youtu.be/xpuaT3Ehv7E

Një 29-vjeçar u identifikua dhe u shpall në kërkim për plagosjen e 44-vjeçarit Syri Mehmetaj në qytetin e Shkodrës, gjatë ditës së hënë.

Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila sot sqaroi dhe dinamiken e atentatit. Sipas policisë, dje rreth orës 11:50 ne Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar i plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Syri Mehmetaj.

Menjëherë nga ana e shërbimeve policore u identifikua vendi i ngjarjes, ku në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rezulton se autori i dyshuar, Skënder Daija është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT, dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të 44-vjeçarit, i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL.

I plagosurindodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijojnë kërkimet për autorin për të sqaruar motivin e ngjarjes. /tvklan.al






Të ngjashme