Atletico Madrid merr fitoren e 5-të
Ironike mes Arsenalit dhe PSG. Të dyja skuadrat shënuan nga një autogol në pjesën e dytë në barazimin 2-2. Të dyja janë me pikë të barabarta, por francezët qëndrojnë një shkallë më lart për shkak të golave të shënuar jashtë fushe. Mes Ludogorets dhe Basel, baraziumi ishte pa gola. Të dy këto ekipe janë skualifikuar, por luajnë me shpresën për të luajtur në Europa League.
Në gupin B mes Beshiktashit dhe Benfikës ishte një barazim dramatik 3-3. Të dyja vazhdojnë të jenë në garë për tu kualifikuar. Të dyjave iu duhet një fitore në ndeshjen e ardhshme.
Pas barazimit 0-0 më Dinamon e Kievit, Napoli ka ende mundësi për tu kualifikuar ndërsa ukrainasit do të luajnë sa për statistikë.
Në grupin C, Barcelona dhe Man City janë kualifikuar. Spanjollët mundën me dy golat e Messit Celtic 2-0 në Skoci, ndërsa Manchesterit i mjaftoi pika e marrë në barazimin 1-1 me Borussia Mönchengladbach. Skuadra gjermane do të vazhdojë aventurën evropiane në Europa League.
Atlético Madrid është me pikë të plota në kryesim të grupit D. Fitorja e fundit 2-0 me PSV Eindhoven. Bayern Munchen e humbi ndeshjen me Rostov, por gjermanët janë të kualifikuar ndërsa Rostov shpreson në kalimin në Europa League.
Tv Klan