Atletiko Madridit barazon me Arsenalin
Atletiko Madridit arriti të marrë një barazim 1 – 1 me Arsenalin mbrëmjen e së enjtes në Londër në gjysmëfinalen e parë të Europa Ligës. Ekipi spanjoll mbeti me 10 lojtarë në fushë për shkak kartonësh që në minutat e para, madje u përjashtua për protesta edhe trajneri Simeone.
Arsenali shënoi i pari, por Atletiko barazoi pak para fundit të takimit. Fitore e rëndësishme e Marsejës në gjysmëfinalen tjetër, 2 – 0 me Salzburgun. Ky sukses ia bën më të lehtë ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.
Tv Klan