Atmosferë festive në Tiranë, pas ndeshjes Shqipëri-Greqi – (11 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Euforik si asnjëherë tjetër kanë dalë tifozët shqiptarë kësaj radhe nga stadiumi kombëtar. Fitorja që shqiptarët e kanë dëshiruar disa herë ndaj skuadrës kombëtare të Greqisë, së fundmi u bë realitet me dy gola të shënuar nga Bushi dhe Fakaj. Rrugët kryesore, bulevardi dhe sheshi “Skënderbej”, janë pushtuar nga tifozët shqiptarë./tvklan.al