Atmosfera e Festave të Nëntorit në Tiranë (28 Nëntor 2000)
Atmosfera në këto ditë festash në Tiranë është mjaft e gëzueshme. Rrugët janë mbushur plot me njerëz të cilët kanë zgjedhur t’i festojnë sipas mënyrës së tyre këto ditë pushimi. Një pjesë e tyre janë munduar të kënaqin më të vegjlit duke dërguar ata nëpër parqe lojërash dhe duke i blerë tollumbace shumëngjyrëshe.
Ndërsa të tjerë në këto ditë festash kanë vendosur të shkojnë në kinema për të ndjekur një film, por mesa duket pjesa më e madhe e njerëzve kanë vendosur të vizitojnë panairin e madh të hapur këto ditë në Tiranë që e shton më shumë atmosferën festive, ku kanë më shumë mundësi të blejnë prodhime shqiptare dhe ato të huaja./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora