Atmosfera e Krishtlindjeve në Tiranë (25 Dhjetor 1998)


Atmosfera e Krishtlindjeve në Tiranë (25 Dhjetor 1998)

14:46 25/12/1998

Lindja e Krishtit sot është festuar nga gjithë të krishterët. Sot në ditën e shenjtë kur kujtohet lindja e Jezu Krishtit, rrugët e Tiranës ishin të mbushur me njerëz të cilët uronin njëri tjetrin për ditë më të mira. Atmosfera festive sot ndihej kudo. Të rinj, prindër e fëmijët e tyre, ditën e bukur e plot diell të Krishtlindjeve janë munduar t’a kalojnë sa më bukur.

Por përveç shëtitjeve e vizitave sot njerëzit të cilët besojnë tek Krishti, kanë mbushur dhe kishat. Një bekim më shumë, një falenderim apo një lutje për një jetë më të mirë. Sot të gjithë njerëzit jo vetëm të krishterë kanë harruar problemet e shumta. Të paktën sot, secili është munduar që mos të diskutojë për politikë. Sot më shumë se kurrë njerëzit janë ndjerë më të dashur me njëri tjetrin dhe kjo është magjia e Krishtlindjeve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme