Atmosfera e Partisë Demokratike për 22 Marsin (22 Mars 1999)


Atmosfera e Partisë Demokratike për 22 Marsin (22 Mars 1999)

11:47 22/03/1999

7 vjet nga fitorja e demokracisë në Shqipëri. 22 Marsi datë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste të cilat shënuan dhe fitoren e opozitës. Atmosfera para selisë blu ka një pamje më festive. 22 Marsi kujtohet si periudha e shkëputjes nga izolimi. Anëtarë dhe simpatizantë jo vetëm nga Tirana por dhe rrethet kanë uruar njëri -tjetrin për ditën e fitores së demokracisë.

Larg këtyre urimeve nuk qëndron dhe lideri i kësaj partie që në themelimin e saj por çfarë simolizon për të kjo ditë:

Sali Berisha: Shënon shkëputjen e shqiptarëve nga diktatura më e egër që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre. Shkëputjen e shqiptarëve nga sistemi i izolimit më të thellë, i vetë izolimit më të madh në tërë historinë e tyre. Shkëputjen e shqiptarëve nga regjimi më opresiv, i cili ndoqi, persekutoi, burgosi rreth 400 mijë shqiptarë në 45 vjet te ekzistences se tij. 22 Marsi pra është ditë e madhe në historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, është dita e shpresave të mëdha, është dita e orientimit të tyre drejt integrimeve evropiane.

Por që për demokratët dhe këdo tjetër duhet besimi tek e ardhmja dhe më shumë tek shqipëria./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme