Atmosfera e Vitit të Ri – (14 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Atmosfera e Vitit të Ri ka filluar të ndjehet kudo në kryeqytet. Si fundi i shekullit festimi i vitit 2000 ka vënë në punë të gjithë ata që duan të krijojnë një atmosfer të këndshme. Qytetarët kanë filluar të mendojnë për këtë festë. Kudo nëpër rrugë sheh zbukurime që shiten, duke filluar që nga bredhat, lodrat, dritat e me radhë.
Një plak i Vitit të Ri qarkullon në një dyqan në qendër të Tiranës, duke bërë kureshtar fëmijët dhe të rriturit. Fëmijët janë më të entuziazmuarit që ndalojnë në çdo pikë ku shiten lodrat e Vitit te Ri. Megjithëse frika e plasjes së fishekzjarreve është e madhe përsëri prindërit ua plotesojnë dëshirat fëmijëve duke i blerë ato.
Duke shpresuar që edhe nata e Vitit të Ri, këtë radhë të jetë ndryshe. Qytetarët janë të entuziasmuar për këtë ndërrim shekujsh. Zbukurimet vazhdojnë nëpër dyqane duke rritur padurimin e festës./tvklan.al