Aubameyang, blerja më e shtrenjtë Arsenal


Aubameyang, blerja më e shtrenjtë Arsenal

08:16 01/02/2018

Pierre-Emerick Aubameyang firmosi për Arsenal. Sulmuesi largohet nga Borussia Dortmund pas 4 vitesh e gjysmë ku shënoi 141 gola në 231 ndeshje. Arsenal shpenzoi 65 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit londinez.

Aubameyang do të paguhet 12 milionë euro në sezon. 28-vjeçari kërkohej edhe nga skuadra të tjera të njohura në Europë, mes tyre Real Madrid që u përpoq ta afronte edhe gjatë kësaj merkatoje. Arsenal plotësohet në këtë mënyrë pas largimit të Sanchez dhe Theo Walcott.

Më parë Topçinjtë afruan edhe Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United. Mkhitaryan dhe Aubameyang bëhen pjesë e të njëjtit ekip ashtu si disa sezone më parë te Borussia Dortmund.

Tv Klan






Të ngjashme