Audi i verdhë, në kërkim një i ri shqiptar
Një kthesë ka ndodhur në hetimet që janë duke u zhvilluar për bandën e grabitësve me Audin e verdhë Rs4, që në muajin Janar kanë ngjallur terror në verilindje të Italisë.
Hetuesit kanë arritur të identifikojnë një prej tre të huajve, që janë në kërkim.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, ndërmjet moshës 25 dhe 30 vjeç, i cili është dhe autori i disa vjedhjeve në qendër të Italisë.
Burimet thonë për mediat italiane, se shumë shpejt do të dalë dhe një urdhër ndalimi për të./tvklan.al