16:11 24/03/2014Rikthehen pas një kohe të gjatë audicionet në Teatrin Kombëtar. Këtë herë në studion e provave, njoftimit për dy rolet e Xhejmit dhe Edmundit në shfaqjen e parë premierë ,“Udhëtimi i gjatë drejt natës” i janë përgjigjur 20 aktorë mes të cilëve edhe të rinj. Kriteri: Të jenë nga mosha 25 deri në 35-vjeç.Kjo nuk do të thotë se do të jetë e detyrueshme për çdo shfaqje, por do të jetë një praktikë që do ti japë mundësinë edhe të rinjve që nuk janë aktorë të Teatrit Kombëtar.Duket se ngarkesën më të madhe emocionale e mban regjizori Spiro Duni. Është ai që do të sjellë premierën e parë për këtë sezon me nobelistin Eugene O’Neil.Vepra e shkrimtarit irlandezo-amerikan e vlerësuar me çmimim “Pulitzer” është një dramë me katër akte. Dy protagonistët kryesorë James dhe Mary tashmë janë zgjedhur. Ata janë aktoret e karrierës Artan Imami dhe Yllka Mujo. Tashmë mbeten dy protagonistët e fundit.