Audio-përgjimet e Bild/ Saimir Tahiri: Mos e rruj k***, sna ha tr**i për ata legenat (Video)
Gazeta gjermane "Bild" ka publikuar përgjime të reja të dosjes "184" të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër. Në përgjimin e tretë të ri, është përgjuar biseda e shefit të komisariatit të Dibrës në atë kohë, Robet Aga, i cili komunikon me deputetin e PS Xhemal Qefalia.
Ky i fundit i thotë se është në një takim me Kryeministrin dhe ministrat. Më pas, Qefalia i nxjerr në telefon ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri dhe deputetin Ulsi Manja. Përgjimi 3: Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je? Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu...Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë? Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po. Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao. Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë? Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra. Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t'ju japë çfarë t'ju dojë qejfi. Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua? Robert Aga: Mirë. Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj? Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore... Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit . Saimir Tahiri: Alo o Berto! Robert Aga: Mirëmbrëma. Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo. Robert Aga: Jo të lutem. Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon. Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer. Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh. Robert Aga: E kam detyrim. Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s'na ha trapi ne për ata legenat... Robert Aga: Unë jam ushtari jot... Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut. Ulsi Manja: Ku je mo vlla. Robert Aga: Ç'bëni mo. Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin. Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje.. Ulsi Manja: Ku more? Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru. Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë... Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po.. Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu...Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im. Robert Aga: Mirë vlla mirë. Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni. Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë.. Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë. Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit. Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla. Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin. Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe. Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës? Robert Aga: Po leje o vlla tashi. Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im? Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem. Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao. Robert Aga: Hajde gjithë të mirat. /tvklan.al