Aurel Plasari: Do të vijë dita që Shqipëria të ketë zgjedhje pa grindje dhe pa sherre (23 Prill 2001)
Ky është memorandumi që një grup intelektualësh shqiptarë i ka dërguar organizmave ndërkombëtare dhe kryetarëve të shteteve perëndimore. Ata kërkojnë sigurimin e një procesi zgjedhor normal dhe të drejtpërdrejtë duke përfshirë një kod zgjedhor të zgjuar, një komision zgjedhor të denjë për besueshmëri dhe sidomos lista reale të votimit.
“Ne natyrisht kemi bindjen si dhe ju që dikur në Shqipëri kjo do të mbarojë dhe do të vijë dita që në Shqipëri të ketë zgjedhje të ndershme, pa grindje dhe pa sherre, por besoj se është detyra e të gjithëve që të ndihmojë që kjo kohë të vijë sa më shpejt. Mendimi ynë ka qenë që politikanët shqiptarë duhet t’i kushtonin shumë më tepër rëndësi çeshtjes së qetësisë në Shqipëri, harmonisë sociale në Shqipëri. Të shmangies së grindjeve, përçarjeve dhe të elementëve që çojnë në destabilizimin e Shqipërisë sesa vëmendjes që i kushtojnë luftës së tyre politike.”
Ndërkohë mazhoranca ka deklaruar se është përpjekur dhe se po përpiqet të krijojë një proces të pakontestueshëm./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego