Aurela Gaçe fiton vendin e dytë në Maqedoni (13 Nëntor 1998)


Aurela Gaçe fiton vendin e dytë në Maqedoni (13 Nëntor 1998)

15:26 13/11/1998

Aurela Gaçe fiton çmimin e dytë “Klas” në Konkurimin Europian ku njëkohësisht është viti i dytë që Shqipëria merr pjesë. Një vit më parë vendi ynë është përfaqësuar nga Manjola Nallbani dhe grupi Spirit Voice. Ndër 12 vendet garuese në festival, Gaçe zuri vendin e dytë pas Bullgarisë.

” U paraqita me dy këngë që konkuronin dhe dy këngë që do të përshendesja. Në natën e dytë këndova një këngë maqedonase në anglisht pasi këngët më të mira të Maqedonisë ishin shpërndarë tek të ftuarit, ku me atë këngë mora çmimin si interpretuesja më e mirë. Natën e tretë të festivalit këndova këngën “Fati ynë shpresë e marrëzi” ku fitova vendin e dytë”– është shprehur Gaçe.

 Pamje, Aurela Gaçeintervistë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme