Aurela Gaçe tregon si i “kërkuan dorën” në shtëpi pasi u bë e famshme
Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e ftuar këtë të shtunë në ‘Xing me Ermalin’, nga ku tregoi se kur ishte 23-vjeçe dhe kishte marrë famë në Tiranë, ka marrë një propozim aspak të zakonshëm për martesë.
‘
Troket dera në shtëpi. Ime motër shikon nga syri magjik dhe ngaqë nuk e njihte atë burrin, i thotë: ‘Babi nuk ndodhet këtu dhe hajde në orën 4’, tregoi Gaçe.
‘Ora 4 pa 1 minutë, vjen ky. Hap derën babi dhe ai i tha: ‘Mirëdita, unë jam ‘Koçi’.’Ishte veshur me kostum dhe bën të hyjë brenda në shtëpi.
I tha babi: ‘Një sekondë se nuk të njoh, si hyn kështu në shtëpinë e tjetrit?’- rrëfeu këngëtarja duke cituar të atin e më pas ‘Koçin’, që i kishte thënë se kishte ardhur të iste me të ‘si burri me burrin’. ‘Del mami: ‘Çfarë do ore? Kush je ti?’ Ndërsa ky i përgjigjet: ‘Zonjë ju lutem, nuk kam ardhur të as me ju, kam ardhur të as me këtë zotërinë këtu!’-vijoi rrëmin Aurela Gaçe duke qeshur.
Ajo tregoi sesi në këtë mënyrë zotëria kishte këmbëngulur për minuta të tëra në derën e shtëpisë së saj, derisa më në fund, e ëma e kishte pyetur:
‘Mos do nuse ti?’
-Eh- i tha ai.
-Kë do, mua?!-i tha mami.
-Jo.- tha ai.
-Po kë do? Lelën (Aurelën)?
-Eh.- tha ai.
Mami e mori me të qeshur, me sportivitet, por babi e mori shumë seriozisht. I tha:
-E njeh vajzën time ti?
-E njoh, e kam parë në televizor.-i tha ai.
Aty babi lloi logjikën e ftohtë dhe i tha:
-Çfarë arsimi keni ju?
-8- vjeçare.- tha ai.
I thotë babi:
-Më fal por çfarë pune bën?
-Zetorist.- i tha ai.
Sa më shumë ai përgjigjej qetësisht dhe i bindur për atë që kërkonte, aq më shumë acarohej babi im. Dhe imagjino të acarohet babi im, ai nuk acarohet kollaj. I tha babi:
-E di ti që vajza ime është artiste?
-E di.- i tha ai
-Po e di që vajza ime shkon në shkollë për arte?!
-E di.
-Dhe ti mat hapin tënd me hapin e vajzës sime?!
Dhe ai qetësisht: -Po njeriu e hedh një hap në jetë!-rrëfeu këngëtarja duke shkaktuar të qeshura të shumta me historinë e saj.