Australia përfshihet nga temperatura përvëluese


Australia përfshihet nga temperatura përvëluese

18:25 07/01/2018

Qyteti australian i Sidnej po përjeton ditët më të nxehta që prej 79 vjetësh, me temperatura që arrijnë deri në 47.3C (117F).

Në Penrith, në perëndim të Sidnej, banorët u shpërngulën pasi qyteti është përfshirë nga temperatura shumë të larta këtë të dielë. Paralajmërime për zjarre masive janë dhënë për pjesën më të madhe të Sindeit dhe kudo në qytet po merren masa për të përballuar të nxehtët.

Temperaturat e së dielës dhe ky i nxehtë përvëlues nuk mbahen mend që nga viti 1939, kur merkuri arriti në 47.8C. Temperaturat e larta në Penrith u konfirmuan nga Byroja e Meteorologjisë.

Lojtarët që morën pjesë në turneun ndërkombëtar të tenisit në Sidnej u detyruan të largohen në orën 10:00, sipas orës lokale të dielën ,nga organizatorët e eventit pasi temperaturat kaluan 40C. Më shumë se 200 rekorde të motit u thyen në të gjithë Australinë midis dhjetorit 2016 dhe shkurt 2017, me valë nxehtësish, zjarre dhe përmbytje gjatë gjithë sezonit të verës në vend.

Ekspertët kanë paralajmëruar se temperaturat e tokës dhe të detit janë prekur nga ndryshimet klimatike, duke çuar në kushte më ekstreme të motit./tvklan.al 






Të ngjashme