Austri, asnjë lajm nga minatorët që gjenden dy javë nën tokë (03 Gusht 1998)
Nuk ka asnjë shenjë jete nga minatorët të cilët kanë dy javë që janë nën tokë në Austri. Sot u fut një sondë me mikro kamera dhe një mikrofon në largësinë 20 cm rreth vendndodhjes së tyre, por përveç qetësisë së nëntokës, ata nuk pasqyruan asgjë tjetër tek minatorët që prisnin me padurim lart.
Punonjësit e minierës kundërshtojnë përmasat e vakëta të marra nga qeveria austriake. Ka dy javë që opinioni austriak është mjaft i sensibilizuar për atë që po ndodh në Lesing. Gjithashtu ka patur vullntarë që kanë dashur të futen në thellësinë e tokës atje ku mendohet të jenë 10 minatorët./tvklan.al