Austria refuzon ministrin turk të ekonomisë
Një tjetër incident diplomatik është shënuar për Turqinë.
Austria ka refuzuar të pranoje brenda vendit, ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci, i cili do të merrte pjesë në një tubim në Vjenë për përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit që ndodhi në Turqi.
Qeveria austriake sqaroi ndalimin e zyrtarit turk me argumentin se ngjarja e planifikuar “paraqet rrezik për sigurinë në Austri”.
Një javë më parë ishte Holanda ajo që refuzoi zv/kryeministrin turk po për të njëjtat motive. Ngjarjet vijnë pas akuzave të Presidentit Erdogan se gjatë samitit të G20 në Gjermani, ai nuk u lejua të fliste publikisht mbi disa çështje që për kreun e shtetit turk ishin të rëndësishme.
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë kritikuar ashpër Turqinë për veprimet që mori pas grushtit të shtetit që ndodhi 15 korrikun e kaluar.
Më shumë se 40 mijë persona, mes tyre intelektuale, u arrestuan, ndërsa mbi 100 mijë të tjerë u pushuan nga puna nën akuzat se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen.
Tv Klan