Autobuzat urbanë në Tiranë – (10 Mars 2000)


Autobuzat urbanë në Tiranë – (10 Mars 2000)

09:41 10/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Të udhëtosh me autobuzat e linjave urbane brenda Tiranës sa vjenë e bëhet më e veshtire. Qytetarët si gjithmonë janë ata që vuajn pasojat. Në parkun e autobuzve në Tiranë janë gjithsej 120 autobuza për sherbimin urban të qytetarëve, por vetëm 70 prej tyre janë në gjendje pune. Fluksi i madh i qytetarëve që hipin e zbresin krijon gjithmonë anomali. Duke lënë më tepër për të dshiruar ky shërbim urban ka kohë që te qytetarët ka krijuar pakënaqësitë e veta.

Autobuzët e Tiranës të cilët janë në disponim në 8 linja përher mbushen kështu, por si kryhet ky shërbim? Për këtë problem drejtori i parkut te autobuzave Aleksander Shtembari thotë:  

Aleksander Shtembari:- “Për gjëndjen e rëndë që sot ka inventari i parkut, për nivelin e ulët teknik që mjetet kanë dhe për kushtet e këqija me të cilat operojnë, siç është gjendja tejet e renduar e rrugeve, për amortizimin, ne ofrojmë një shërbim urban jo cilësor por sasior. Në këto kushte krijohen hapësira ku mund të diskutohet shërbimi urban”.

Çmimi i biletave 15 lekë të reja për qytetarët duhet të garantojë cilësinë. Por derisa asnjë të mos e ngrejë zërin për këtë problem, qytetarët si gjithmonë do vazhdojnë ti vuajn pasojat./tvklan.al






Të ngjashme