Automjeti përplas vajzën teksa kalonte rrugën


Automjeti përplas vajzën teksa kalonte rrugën

13:47 14/06/2016

Një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë degëzimit të rrugës për në fshatin Lumalas.

Sipas policisë, Kostaq Tytymçe, 53 vjeç, duke drejtuar mjetin tip  “DAF” me targa AA427GR ka aksidentuar vajzën me iniciale E.D, 16 vjeç, banuese në Lumalas.

Në momentin e aksidentit vajza ka qenë duke kaluar rrugën.

E plagosura u dërgua në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme  mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme