Autorë të 6 vjedhjeve në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
Policia e Vlorës ka vënë në pranga në 27-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Kristi Lushnjani, akuzohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës.
Lushnjani u kap në flagrancë nga policia duke vjedhur një automjet në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Ndërkohë nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar 27-vjeçari ka bashkëpunuar me Edvin Çunin dhe në 5 raste të tjera vjedhjesh.
Çuni është shpallur në kërkim nga autoritetet dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura nga këta persona./tvklan.al