Autorët e sulmit në Berlin marrin mbi vete përgjegjësinë


Autorët e sulmit në Berlin marrin mbi vete përgjegjësinë

20:43 20/12/2016

ISIS ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin e kamionit në tregun gjerman të Krishtlindjeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Amaq, grupi xhihadist ka deklaruar se “shoferi është ushtar i Shtetit Islamik”. Kjo shprehje përputhet me sulmet e tjera të ndërmarra vetë, si ai i Orlandos dhe Wurzburg.

Në deklaratë nuk u dha emri i vrasësit por u tha gjithashtu se “shoferi e kishte kryer sulmin për të shënjestruar zyrtarët në luftën e koalicionit ndërkombëtar”./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme