Autori i masakrës në Las Vegas, djali i një prej më të kërkuarve të FBI -së
Autori i dyshuar për hapjen e zjarrit në koncertin e Las Vegasit ishte një banor vendas pa precedentë të mëparshëm penalë, në shtetin e Nevadës.
Stephen Paddock, 64 vjeç, jetonte vetëm 90 minuta larg Las Vegasit në qytetin e Mesquites, ku ai bleu një shtëpi në një komunitet për të moshuarit për vetëm 369.000 dollarë në vitin 2015, sipas të dhënave publike. Ai jetonte me të dashurën e tij 62-vjeçare Marilou Danley, gruaja të cilën policia po e kërkon për ta marrë në pyetje, ndërkohë që po heton ngjarjen e tmerrshme të terrorit. Paddock kishte licensë të gjuestisë dhe peshkimit, si dhe lincensë piloti, por nuk kishte të dhëna kriminale në shtetin e Nevadës. Kontabilisti në pension kishte punuar si auditor i brendshëm në Lockheed Martin për tre vjet në fund të viteve 1980 dhe kishte menaxhuar më parë komplekset e apartamenteve në Mesquite, Teksas dhe Kaliforni. Paddock ishte gjithashtu biri i Benjamin Hoskins Paddock, një grabitës serial bankash, i cili përfundoi në listën e më të kërkuarve të FBI-së në vitin 1969, kur u arratis nga burgu federal në Teksas ndërkohë që ishte duke vuajtur një dënim prej 20 vjetësh. FBI e mbajti atë në listë për tetë vitet e ardhshme dhe ai u gjet përfundimisht një vit pasi u hoq nga lista në vitin 1978, ndërsa ishte në Oregon Bingo. Agjencia tha se i arratisuri ishte 'diagnostikuar si psikopatik' dhe gjithashtu kishte "tendenca të vetëvrasjes". Paddock kishte bërë vetëvrasje në momentin kur policia shkelmoi derën e dhomës së hotelit në Mandalay Bay Resort, në orën 22:00 të mbrëmjes të së dielës. Ky moment shënoi fundin e asaj që tani është bërë është konsideruar vrasja më makabre në historinë moderne amerikane, e cila la të paktën 58 të vdekur dhe 515 të plagosur. Mbi 22,000 njerëz ishin të pranishëm në këtë ngjarje dhe e përshkruan sulmin si"breshëri plumbash që s'kishte mbarim",
e cila u ndal vetëm kur agresori shkoi për të rimbushur armën./tvklan.al