Autostrada, punimet në segmentin Sukth-Durrës – (11 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është autostrada Durrës-Rrogozhinë, e cila ka pasur si afat për përfundimin e punimeve, fundin e vitit që shkoi. Aktualisht është duke u punuar në segmentin që lidh Sukthin me Durrësin. 80% e punës ka përfunduar, ndërsa si afat i dytë që do të plotësojë 100% është lënë muaji Qershor i këtij viti.
Në këtë segment, 9.5 kilometër të gjatë, janë parashikuar disa mbikalime dhe ura, si ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit. Këto punë janë parashikuar të kushtojnë rreth 15 milion dollarë, duke lehtësuar qarkullimin rrugor mes dy qyteteve kryesore të vendit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti