Autostrada Tiranë-Durrës, autostrada e vdekjes (16 Dhjetor 2000)
Të gjithë viktimat e aksidenteve në superstradën Tiranë-Durrës kanë gjetur vdekjen duke kaluar mes për mes makinave. Që nga ndërtimi dhe funksionimi i saj deri në këtë pjesë ku është aktualisht, superstrada e Durrësit ka shkaktuar mjaft aksidente me mjaft viktima. Shkak janë shoferët dhe këmbësorët të cilët të pamësuar mga rruga e re dhe rregullat që duhen zbatuar, bëhen shpesh viktima të gomave të makinave.
Sipas oficerëve të policisë rrugore të kryeqytetit të gjithë aksidentët kanë ndodhur deri në kthesën e parë të supestradës pasi ajo zonë është dhe më e populluar. Viktimat edhe pse jo në shifra të sakta janë me dhjetëra, duken nga permendoret anash rrugës. Për të evituar aksidentet janë ndërtuar disa mbikalime ku mund të kalohet, por sërish këmbësorët bien më shkurt duke kaluar midis makinave. Një tjetër zgjidhje do të jetë izolimi i rrugës nga të dyja anët me beton apo me izolues hekuri./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj