Autostrada Vorë-Sukth – (27 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Natoja ndreq rrugët e prishura ndërsa ne ndërtojmë të reja. Sot përurohet fillimi i punimeve në superstradën Vorë – Durrës. Vazhdimi i autostradës së vetme në Shqipëri por dhe pa mbikalime. Superstrada Vorë – Sukth e financuar nga programi FAR, do të ndërtohet me të gjithë parametrat e nevojshëm me tre mbikalime.
Kjo superstradë ka një gjerësi 22 metra dhe një gjatësi 14.2 km. Firma zbatuese është Italstrada, e cila ka firmosur kontratën që në 2 Tetor 1998. Ministrja Shuli dhe Ambasadori i Italisë kanë qenë të pranishëm në inagurimin e punimeve.
Ingrid Shuli, Ministrja e Transportit:- “Ka kohe që flitet për autostradën dhe që ka zgjatur shumë deri në 9 km është gati shtatë vjet. Unë nuk mund të jap sigurira të plota sepse do të duhej situatë normale që të flisje me siguri, por megjithatë shprea është e madhe, sepse i gjithë opinioni ndërkombëtar është që të zhvillohet rajoni ynë”.
Sipas kontratës koha e përfundimit të punimeve është caktuar 22 muaj./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti