Avdullah Hoti, kandidat i LDK për Kryeministër
Mustafa: Nuk do të kemi koalicione parazgjedhore
Kryeministri aktual në detyrë Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryesia e LDK-së këtë vendim e ka marrë duke u bazuar, siç tha kryetari i partisë Isa Mustafa, në qeverisjen e mirë të Hotit në këto 6 muaj.
Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti javën e ardhshme pritet që ta bëjë publik ekipin dhe programin e tij qeverisës. LDK-ja synon që në këto zgjedhje të garojë e vetme.
Mustafa ka përgëzuar edhe partitë tjera që kanë deklaruar se do të garojnë të vetme, duke thënë se me këtë matet forca e vërtetë e partive politike.
Tv Klan