Avionët serbë ngrihen mbi Preshevë


Avionët serbë ngrihen mbi Preshevë

15:40 06/08/2018

Serbia i ka dhënë start stërvitjeve ajrore në jug të vendit. Manovrat ajrore nisën të hënën ashtu siç njoftoi pak ditë më parë Ministria serbe e Mbrojtjes dhe do të zgjasin për 4 ditë.

Manovrat zhvillohen në Nish dhe rajone të tjera jugore, përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, të populluara nga shqiptarët. Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, stërvitjet ishin planifikuar kohë më parë dhe nuk lidhen me tensionet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë njoftimi është publikuar në një moment kur autoritetet serbe, ato kosovare dhe ndërkombëtare i druhen një përshkallëzimi të tensioneve në veri të Kosovës për shkak të skadimit të afatit për krijimin e Shoqatës së Komunave Serbe.

Frika nga përshkallëzimi i tensioneve detyroi forcat e KFOR-it të shtojnë praninë në veri të Kosovës. Prej 4 gushtit, forcat e NATO-s morën kontrollin pranë liqenit të Gazivodës në kufirin Kosovë-Serbi. Prani e shtuar e tyre edhe në veri të Mitrovicës. Zyrtarisht, përfaqësuesit e KFOR thanë se bëhet fjalë për vetëm për një stërvitje të planifikuar kohë më parë.

Tv Klan






Të ngjashme