Avionët turq ndjekin helikopterin me ministrin grek
Tjetër incident mes Greqisë dhe Turqisë në ishujt e pretenduar nga të dy vendet në detin Egje.
Këtë herë në incident është përfshirë edhe ministri i Rindërtimit Administrativ Panajotis Kurumblis. Teksa udhëtonte për të vizituar një postë ushtarake në ishullin Stroguli, në ndjekje të helikopterit të tij u vunë 4 avionë ushtarake turq, mes të cilëve 2 gjuajtës F-16. Videoanimi tregon momentin, kur helikopteri i ministrit grek merr paralajmërimin për tu larguar nga Hapësira ajrore mbi ishullin grek që pretendohet nga Turqia. Helikopteri bëri ulje të detyruar në ishull, ndërsa avionët turq u larguan për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës, pas ngritjes së dy avionëve ushtarakë grekë. Incidenti pason tensionet e javës së kaluar kur një anije luftarake turke goditi një mjet ushtarak grek në afërsi të ishullit Imia. Tv Klan